Rusia, 14 ditë karantinë për udhëtarët nga Anglia

exit.al 27 Dhjetor 2020, 19:35

Rusia ka vendosur karantinë të detyrueshme për të gjithë ata që udhëtojnë nga Britania e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në Angli.

Udhëtarët do të duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Institucionet e emergjencës njoftuan se kufizimet do të hyjnë në fuqi më 22 dhjetor 2020 dhe do të qëndrojnë në fuqi për një javë.

“Situata me shfaqjen e një lloji të ri të koronavirusit në MB është duke u studiuar me kujdes nga task forca ruse," vazhdonte më tej deklarata.

Vendimet e mëtejshme do të merren bazuar në rezultatet e ekzaminimit dhe zhvillimeve të mëtejshme.

Javën e kaluar, Britania e Madhe njoftoi se një variant i mirë i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve që të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore pas tipit të ri të virusit.

Rreth 20 vende - përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Austrinë, Belgjikën, Irlandën dhe Kanadanë - kanë ndaluar të gjitha fluturimet nga MB të dielën.

Shpërndaje te miqtë