Kosova regjistron 249 raste të reja dhe 8 viktima

exit.al 25 Dhjetor 2020, 15:25

Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 249 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.048  testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 10.181 raste aktive me koronavirus, me një total prej  50.135 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.298  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë