Rumania mbyll shkollat për 1 muaj

exit.al 6 Nëntor 2020, 10:30

Rumania do të vendosë shtetrrethim gjatë natës dhe do të mbyllë shkollat për 30 ditë, pas dyfishimit të numrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Vendimi do të zbatohet nga dita e hënën, raporton The Guardian.

Rumania ka një nga sistemet shëndetësore më pak të zhvilluara në Evropë dhe po shënon numra të lartë të vdekjeve nga Covid-19, në krahasim me vendet e tjera të lindjes.

Në 24 orët e fundi u shënuan 9,714 të infektuar, dhe më shumë se 1000 pacientë në terapi intensive.

Shpërndaje te miqtë