Ruçi përjashton Alimadhin nga punimet e kuvendit

exit.al 5 Nëntor 2020, 12:05

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi për 10 ditë nga punimet e kuvendit  deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi.

Gjatë seancës ku po diskutohet projektbuxheti 2021, Alimadhi kërkoi t’i përgjigjet kryeministrit Rama dhe për këtë arsye bllokoi foltoren.

Sipas Ruçit, Alimadhi nuk kishte të drejtë për reagim pasi Rama, gjatë fjalës së tij, nuk e përmendi deputetin Alimadhi.

Shpërndaje te miqtë