"Në këtë rast, nuk ka funksionuar sistemi shtetëror për mbrojtjen nga dhuna të grave e vajzave".Ato i bëjnë thirrje:
Organeve të policisë, prokurorisë si dhe gjykata [..] të procedojnë e ndëshkojnë dhunuesit, pavarësisht nëse autorët e veprave penale janë të veshur me funksione zyrtare ose ushtrojnë autoritet publik.
Kuvendit, […] të ushtrojë të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar, me anë të komisioneve parlamentare përgjegjëse apo strukturave të tjera parlamentare që ndjekin çështjet e barazisë gjinore, mbi veprimet e ndërmarra nga organet përgjegjëse në lidhje me këtë rast.
Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore të thërrasë sa më parë mbledhjen e radhës, për të shqyrtuar rastin dhe për të vendosur marrjen e masave të nevojshme, sipas përgjegjësive institucionale, për sa më sipër.
Organizatat anëtare të Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore shprehin “gatishmërinë për të vazhduar reagimin e tyre në mbështetje të viktimave të dhunës me bazë gjinore, deri në momentin që dhunuesit të përballen me përgjegjësinë penale dhe të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit”. Gjithashtu, në deklaratë shkruhet se :“[N]ë dispozicion të plotë të vajzës Xh.M. për mbështetje përmes shërbimeve që ofrojmë. E ftojmë të na kontaktojë në numrat e telefonit të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza 116117 dhe (04)2233408. Ne do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet one stop shop, duke bashkëvepruar në rrjet”.
Shpërndaje te miqtë
