“Një horr i kthyer një hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”.
Me këto fjalë e kërcënoi sot Kryeministri Rama, Emiljano Nuhut, i cili pas kërcënimeve të vazhdueshme u largua nga Shqipëria për në Zvicër. Njësoj, në vitin 2015 me Dritan Zaganin , ish-drejtuesin e policisë kufitare të Vlorës, i cili kishte denoncuar aktivitetin kriminal të vëllezërve Habilaj dhe lidhjet e tyre me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Akuzat e Zagnit u bëne pasi ai u largua nga Shqipëria për në Zvicër, në një intervistë për gazetarin Basir Collaku. Fjalët e Kryeministrit kundër Zaganit ishin të qarta dhe të forta:“Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.”
Shpërndaje te miqtë
