“Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.
KSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.
Në shkolla ka kontroll të shtuar.”
Hoti i kujtoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Për pak javë, në Kosovë numri i të infektuarve ditorë ra nën 100 të infektuar, ndërsa prej dy ditësh numri është rritur mbi 100. Shpërndaje te miqtë
