Rriten taksat vendore për bizneset në Tiranë, Bindja Demokratike dhe Partia Demokratike bashkë për t'i denoncuar

exit.al 23 Prill 2020, 14:22

Fabian Topollaj, ish-këshilltari demokrat i këshillit bashkiak, sot pjesë e Bindjes Demokratike, denoncoi një javë më parë rritjen e taksave vendore për bizneset në Tiranë, pavarësisht gjendjes së krizës së koronavirusit. Topollaj ka sjellë rastin e biznesit të të njohurit të tij dhe ka postuar në Facebook kopje të faturave të biznesit në vitet 2014, 2019 dhe 2020. Duke theksuar, rritjen Topollaj është shprehur:

"Në vitin 2014, ky biznes paguante taksa vendore në shumën prej 85 120 lekësh. Vjet [2019] ai ka paguar dy herë e gjysëm më shumë, plot 197 456 lekë.

Plot 222 500 lekë do duhet të paguajë i njejti biznes për Bashkinë Tiranë edhe ne 2020-tën.

Në një kohë që gjendja e pandemisë po falimenton bizneset, Veliaj shpejton t'ju dërgojë faturën e taksave vendore me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë."

https://www.facebook.com/505749320/posts/10158231040704321/?d=n   Topollaj shkruan se me gjithë gjendjen e jashtëzakonshme kur shumica e biznesve janë të mbyllur prej disa javësh dhe faktin që asnjë shërbim nuk është përmirësuar në Tiranë për këto biznese, bashkia vazhdon t'i rrisë ato. Një javë më pas, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka risjellë në vemendje rastin e denoncuar nga Topollaj duke ripublikuar faturat e biznesit dhe denoncuar rritjen e dëmshme të taksave vendore për bizneset. https://www.facebook.com/jorida.tabaku/photos/a.543904109030892/3071150172972927/?type=3&theater Në një status në Facebook, Tabaku akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun e Tiranës se po gënjejnë bizneset duke u thënë se i kanë falur taksat e biznesit të vogël. Ish-deputetja e quajti kriminale rritjen e taksave dhe mbledhjen e tyre në periudhën e pandemisë, “megjithëse ka 2 muaj që nuk hap qepenat fare”.