Rreth 27 milionë persona janë infektuar me Covid-19 në botë

exit.al 6 Shtator 2020, 17:13

Rreth se 27 milionë persona janë infektuar në mbarë botën me koronavirus. Sipas të dhënave nga Universiteti i John Hopkins, rezultojnë 26,924,131 të infektuar.

Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mbajnë SHBA-të, ku rregjistrojnë 6 milionë të infektuar. Më pas vjen Brazili e India me 4 milionë dhe në vend të tretë renditet Rusia me 1 milionë të infektuar.

Ndërkohë nga virusi janë rregjistruar 880,482 viktima, ndërsa 17,996,002 janë shëruar.

 

Shpërndaje te miqtë