Kosovë, 97 të infektuar të rinj dhe 7 viktima

exit.al 6 Shtator 2020, 15:29

Në Kosovë u regjistruan të hënën 7 të vdekur dhe 97 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa u shëruan 115 pacientë, duke e cuar në 10,546 numrin në total.

Numri i rasteve aktive është 3,010 persona. Në total, Kosova raporton 14,119 të infektuar dhe 563 viktima.

Shpërndaje te miqtë