Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Kombit, përmbytje rrugësh në jug

exit.al 24 Nëntor 2015, 10:08

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në gjithë vendin. Në Rrugën e Kombit ka rrëshqitje gurësh dhe dherash në aksin Kukës- Dukagjin. Qarkullimi bëhet vetëm me një korsi deri sa të pastrohet rruga.

Ndërkohë në jug,  aksi Gjirokastër- Kakavijë është përmbytur nga rreshjet e shumta të shiut.