Rreshjet, më shumë se 300 persona janë evakuuar në të gjithë vendin

exit.al 1 Dhjetor 2017, 11:11

Sipas Ministrisë së Brendshme, të paktën 100 persona janë evakuuar gjatë natës në qendrën tregtare në Tiranë “City Park”. Si dhe 200 persona janë evakuuar në zonën e Shkodrës. Në Fushë-Krujë u evakuuan 14 familje si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë. Dhe në fshatin Derven u evakuuan 4 banesa nga dalja nga shtrati e lumit Ishëm. Sipas njoftimeve zyrtare ka dalë nga shtrati lumi Vjosa dhe pritet të dalin nga shtrati sipasojë e rreshjeve të dendura lumenjtë e Semanit dhe Shkumbinit. Qytetet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Gjendja e rrugëve në vend është si më poshtë:

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës eshte e kalueshme, ndersa nga Durresi drejt Tiranes eshte ende e bllokuar dhe po punohet per hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri ne nje njoftim te dyte.

Aksi rrugor Durrës – Plepa, në vendin e quajtur “Ura e Golemit”, është bllokuar nga prezenca e ujit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për larguar ujin.

Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Probleme me furnizmin me energji elektrike, paraqiten në qytetin e:

Tiranës, në zonën e Saukut, Paskuqanit, Ibës, Zall-Bastarit, Pezës, Shkallës, Mulletit, Pezë Helmes, Shenmeri, Prezë, Tufinë, Gjokaj, Ndroq, Mëzez, Valias, Paskuqa, Kombinat.

Shkodrës, në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz.

Pukës, një pjesë e qytetit nuk ka furnizim me energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Sipas, Institutit të Gjeoshkencës, gjatë ditës së sotme deri ditën e shtunën priten që reshjet të kalojnë 100 mm në 24 orë. Shpërndaje te miqtë