“Jemi duke komunikuar me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor që të konsiderohet edhe rimbursimi i ekzaminimeve imazherike që njerëzit mund t’i kenë bërë në pritje të përgjigjes së tamponit.”
Deri më tani, nga deklaratat e zyrtarëve publike është kuptuar se do të rimbursohen vetëm ata pacientë që kanë rezultuar pozitivë nga tamponët. Ajo sqaroi se paketa rimbursuese do të ofrohet për ata pacientë që e kanë kaluar Covid-19 format e lehta dhe të mesme përmes ilaçeve, sipas protokolleve të përcaktuara nga ministria. Anila Rexha tha se recetat do të lëshohen elektronikisht për qytetarët me Covid-19:“Personi mund të shkojë direkt në farmaci, nuk ka nevojë për ta tërhequr sepse receta jepet elektronikisht. Nuk është e nevojshme të prezantohet sepse lëshohet elektronikisht, ka një kod të dedikuar për Covidin.
Farmacia e ka në sistem, dhe procedohet ashtu si ka funksionuar rpej vitesh receta elektronike.”
Shpërndaje te miqtë
