Basha: Qeveria fsheh numrat e infeksioneve e vdekjeve për të mos rritur testimet

exit.al 24 Nëntor 2020, 16:28

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria po fsheh numrin e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi për të mos rritur numrin e testimeve. Gjatë një bashkëbisedimi me mjekët, Basha pohoi se situata në spitale është përgjegjësi e qeverisë jo e mjekëve.

"Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat.

Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve sepse të pyesësh mjekët a janë të kënaqur me mbështetjen që kanë. Sigurisht që jo."

Basha garantoi mjekët se kur të vijë në pushtet do të rrisë rrogat e tyre dhe përmirësojë kushtet e spitaleve. Shpërndaje te miqtë