Sipërfaqja e kësaj zonë do të jetë 199.7 ha, dy herë më pak se sipërfaqja në vendimin e viti të kaluar.
Kjo zonë do të jepet me qira me çmimin prej 1 euro.
Pak kohë më parë, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi njoftoj hapje e një tenderi të ri për zonën e Spitallës. Ajo u shpreh se: “…investitorë turq dhe maqedonas kanë vizituar ministrinë pikërisht për këtë qëllim.” Tenderi për zonën e spitallës u anulluan, pak kohë më parë, nga Kryeministri Rama, për shkak të një thashethemi ku përfshihej vëllai i tij. Ja si u shpreh Zoti Rama në emisionin e Rudina Xhungës: “Unë dëgjova një akuzë për një proçes transparent, me proçedurë ndërkombëtare, për zonën ekonomike të Spitallës dhe vetëm për faktin që im vëlla ishte shoqëruar me një shokun e tij që nga emigracioni në Amerikë, që është sipërmarrës dhe është i lidhur me kompaninë që mund të ishte fituese, unë i kërkova ministrit anullimin.” Shpërndaje te miqtë
