Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në PD: Basha konfirmohet kryetar

exit.al 13 Qershor 2021, 21:57

Partia Demokratike publikoi të dielën në mbrëmje rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kreun e ri të saj.

Sipas të dhënave, Lulzim Basha konfirmohet në postin e kryetarit të PD-së, duke marr 81% të votave.

Në votime kanë marr pjesë 54.7% të anëtarësisë ose 41095 votues, ndërkohë që janë konsideruar të vlefshme 40674 vota.

Ndërkohë, shëprndarja e votës mes kandidatëve vijon si më poshtë:

Fatbardh Kadilli:  763

Editj Harxhi:  991

Agron Shehaj:  6038

Lulzim Basha 32882 ose 81%.

Sipas një deklarate të mëparshme të kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, rezultati përfundimtar zyrtar do të publikohet të dielën paradite.