Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë e Lushnje

exit.al 23 Shtator 2020, 09:03

Reshjet e shiut të mesnatës së të mërkurës sollën përmbytje në qytete si Lezha e Lushnja.

Në të dyja qytetet disa prej rrugëve kryesore janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe qytetarëve.

Në Lezhë, rrugët në lagjen Besëlidhja janë përmbytur. Gazetari i BalkanËeb Elidon Ndreka raportoi se e gjithë kjo problematikë vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në qytetin e Lezhës.

E njëjta situatë është paraqitur dhe në Lushnje ku sistemi i evadimit të ujrave u bllokua pas disa minutash shit ë dendur.

Shpërndaje te miqtë