“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hawl është shumë i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve”.
Ministria tha se qeveria shqiptare po përpiqet por ende nuk ka një lajm përfundimtar:“Kufijtë me sirianë janë të mbyllur, nuk dua të jap shpresa të kota, pro ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritet përgjegjëse në Liban”.
Lleshaj tha se nuk mund të ndodhë njësoj si me Kosovën, sepse forcat ushtarake amerikane janë tërhequr nga Siria:“Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera”.
Lleshaj u shpreh se duhet punuar me kujdes “për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë”. Shpërndaje te miqtë
