Reporterët pa Kufij: Të zbardhet sa më parë vrasja e gazetarit Ilyas Dayee

exit.al 14 Nëntor 2020, 18:22

Organizata për mbrojtjen e medias, Reporterët pa Kufij kërkon hetimin sa më të shpejtë dhe transparent për vrasjen e gazetarit Ilyas Dayee, në 12 nëntor në Afganistan. Reza Moini, drejtues i organizatës për Iranin dhe Afganistanin, deklaroi:

“Ky veprim tronditës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe nuk duhet të përsëritet. Është i nevojshëm një hetim plotësisht transparent për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë sulm."

Ilyas Dayee, gazetari i Radios Evropa e Lirë, u vra në 12 nëntor pas shpërthimit të një bombe në makinën e tij. Deri më tani për vrasjen e tij nuk ka asnjë person të dyshuar apo arrestuar. Shpërndaje te miqtë