Rektori i UT, Hoxha: Mësimi i alternuar, nuk ka përgjysmim tarifash

exit.al 22 Tetor 2020, 16:31

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi këtë vit akademik do të jetë i alternuar mes atij në klasa dhe online. Në një konferencë për shtyp, Hoxha tha se po përgatiten platforma online që mësimi të vijojë normalisht në universitete.

"Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht."

Në lidhje me tarifat e studimit, Hoxha u tregua i prerë duke theksuar se nuk do të kishte përgjysmin pasi kjo do të bllokonte universitetin. Shpërndaje te miqtë