Regjistrohen 3 humbje jete nga COVID, 18% e të testuarve pozitivë

exit.al 3 Tetor 2021, 18:19

Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërkohë që numri i të infektuarve në raport me testimet mbetet i lartë.

467 persona rezultuan pozitiv, rreth 18% e të testuarve.

Janë 8951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Testime totale              1,213,726

Raste pozitive               171,794

Raste të shëruara         160,130

Raste Aktive                     8,951

Humbje jete                     2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,876

Durrës             941

Fier                  787

Shkodër          765

Vlorë               556

Elbasan           475

Berat               373

Lezhë              353

Korçë              235

Gjirokastër      223

Kukës              195

Dibër               172