“Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.
Në përgjegjësi të plotë civile dhe juridike deklaroj:
Unë Robert Budina, nuk jam paditur kurrë nga asnjë lloj institucioni i republikës së shqipërisë, e aq më pak dënuar kurrë nga asnjë lloj gjykate.
Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe.
Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.
Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vendi.”
Kujtojmë se sot në orën 18:30, qytetarë e artistë do të marshojnë në mënyrë paqësore nesër për të kërkuar tërheqjen nga ligji dhe mbrojtjen e godinës së teatrit. Marshimi do të nisë tek sheshi i Teatrit, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës. Shpërndaje te miqtë
