[Ligji special i Teatrit Kombëtar] ka shumë pikëpyetje në lidhje me ligjin e BE-së dhe Kushtetutën shqiptare. Nga këndvështrimi im, presidenti Meta me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament.
Është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa gjykata funksionale.
Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE.
Për ministrin Xhafaj:Sipas standardeve gjermane, ai [Fatmir Xhafaj]ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.
Për negociatat e Shqipërisë me BE-në:Nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi [për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë] u shty për shkak të mangësive ekzistuese.
Sipas pikëpamjes sonë ka dy deficite të mëdha: së pari, përfundimi i vetingut për 57 gjykatësit dhe prokurorët më të lartë, pra funksionimin e pavarur të gjykatave më të larta; së dyti, përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet locale, të cilat mbahen nën regjimin e një ligji të ri zgjedhor.
Vetëm nëse këto deficite eleminohen, unë jam i sigurtë se Buntestagu dhe veçanërisht grupi parlamentar I CDU/CSU do t’i rekomandojë qeverisë federale që të miratojë hapjen e negociatave të pranimit në Këshillin Europian.
Për përplasjet pozitë-opozitë:Ligji siguron një nga levat e pakta që ka opozita. Është e kuptueshme që PD e LSI të kenë kërkesa me miratimin e tyre. Është në dorë dhe përgjegjësia e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij për të gjetur një kompromis, për të nxitur reformat e nevojshme dhe për të arritur përparim konkret në rrugën drejt Europës.
Shpërndaje te miqtë
