- Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vijojnë të shqetësojnë investitorët në Shqipëri.
- Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme se institucionet përdorin legjislacion inkonsistent ose të vështirë për t’u interpretuar si mjet për të diskurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht.
- Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë se janë përballur me presione për të punësuar kompani nënkontraktore shqiptare të lidhura politikisht.
- Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.
- Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik-Privat ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë dhe për investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP-ve janë shqetësime të vazhdueshme.
- Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë i pronësisë është i vështirë për t'u marrë. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t'u marrë dhe poshtë nivelit të tregut. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.
Shpërndaje te miqtë
