Raporti i Anti-Mafies Italiane: Shqipëria vend i parë në Europë për prodhimin e marijuanës

exit.al 17 Korrik 2020, 15:12

Shqipëria renditet e para në Europë për prodhimin e marijuanës dhe paratë e nga aktiviteti kriminal në Itali investohen në Shqipëri në sektorin e turizmit dhe të ndërtimit.

Këto ishin disa nga përfundimet që ka nxjerrë raporti i Antimafies Italiane, për vitin 2019, në lidhje me kriminalitetin në vend.

Exit sjell më poshtë pikat kryesore të raportit:

—Shqipëria është kthyer në vendin kryesor tranzit të trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore. Grupet kriminale shqiptare luajnë rolin e ndërmjetësuesit dhe importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian.

—Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës në Europë dhe renditet ndër vendet e para në botë. Trafiku i drogës nga Shqipëria ka ndaluar dhe gjatë gjendjes së  pandemisë Covid 19.

—Aktivitetit i grupeve kriminale shqiptare shtrihet kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike, në trafikun e armëve, në trafikun e qënieve njerëzore si dhe në shfrytëzimin e prostitucionit që shpesh e kryejnë në bashkëpunim ne grupe të tjera kriminale.

— Paratë e fituara nga aktivitetit i paligjshëm investohen në Shqipëri, në asetet strategjike si në sektorin e ndërtimit e të turizmit.

— Brigjet e Puglias mbeten pika kryesore për trafikimin e drogës përmes rrugëve ballkanike nga Shqipëria drejt Italisë.

Shpërndaje te miqtë