FBI nis hetimet për sulmin e llogarive në Twitter

exit.al 17 Korrik 2020, 14:51

Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) ka nisur hetimet për sulmin nga hakerat të profileve në Twitter të personazheve publike në Amerikë.

Në 16 korrik, llogaritë zyrtare në Twitter të ish- presidentit Barack Obama apo miliarderit Bill Gates, u sulmuan nga hakera që i përdorën profilet për të reklamuar Bitcoin, një monedhë elektronike.

Joe Biden, Elon Musk dhe Kanye West janë ndër personat e hakuar, profilet e të cilëve kërkuan dhurime në kriptomonedha me premtimin se do i dyfishonin ato për dërguesin.

FBI i bëri thirrje qyteterëve që të bëjnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale.

Twitter tha se sulmi synonte sistement dhe mjetet e brendshme të rrjetit. Rrjeti social i hoqi shpejt postimet dhe tha se sulmi ka qenë “i koordinuar”.

Shpërndaje te miqtë