Rama, Zaev dhe Vuçiç, zhvillojnë sot takim virtual për Minishengenin

exit.al 29 Qershor 2021, 10:49

Kryeministri Edi Rama, homologu maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot një takim virtual mbi Minishengenin Ballkanik.

Sipas raportimit paraprak nga Shqiptarja.com, palët pritet të diskutojnë koordinimin kundër katastrofave natyrore në rajon, lejet e punës si dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave e njerëzve mes vendeve.