Rama, Vuçiç dhe Zaev përgatitet të firmosin marrëveshje për bashkëpunimin rajonal

exit.al 22 Korrik 2021, 11:40

Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe Kryeministri i RMV-së Zaev, më 29 korrik do të firmosin disa marrëveshje për bashkëpunimin rajonal, në kuadër të Forumit Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal.

Ata u takuan të enjten virtualisht për të diskutuar mbi përgatitjen e forumit. Njoftimin e bëri Zaev përmes një postimi në Twitter. Ai shkroi se “Ky është Ballkani i ri, evropian”.

Forumi Ekonomik i Bashkëpunimit Rajonal do të mbahet më 29 korrik në Shkup. Ai organizohet nga shomat e tregtisë shqiptare, maqedonase dhe serbe, në kuadër të nismës së mini-shengenit, të iniciuar nga këto 3 vende, në tetor 2019.

Në këtë takim nuk do të marrë pjesë Kosova dhe Mali i Zi, të cilat e kanë kundërshtura këtë nisëm, sipas agjendës së publikuar nga Dhoma e Tregtisë së RMV-së.