Shpërthen pusi i naftës në Patos, i ndodhur në zonë të banuar

exit.al 22 Korrik 2021, 11:20

Një pus nafte në fshatin Dukas në Patos ka shpërthyer të mërkurën në mbrëmje. Pusi i përket kompanisë Albpetrol. Ai ishte I vendosur në nëj qendër të banuar, pranë banesave.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga kompania apo nga institucionet shtetërore.

Kjo është hera e dytë që pusi I naftës në Dukas shpërthen. Në gusht 2017, nga shpërthimi i pusit u dogjën 6 dynym tokë me shkurre, ferra dhe ullinj dhe fatmirësisht shpëtoi një banesë.