Portugalia mbyllet në fundjavë

exit.al 8 Nëntor 2020, 14:43

Portugalia do të vendosë shtetrrethim gjatë natës nga dita e hënë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit me rritjen e numrave të të infektuarve. Vendimin e njoftoi kryeministri Antonia Costa, ditën e dielë në mëngjes.

Shtetrrethimi do të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Ai do të prekë 308 bashki, përfshirë edhe Lisbonën dhe Porton, për 15 ditë.

Kryeministri lajmëroi se njerëzit nuk do të dalin nga shtëpitë prej orës 13:00 deri në 05:00, gjatë fundjavës. Ky rregulli do të zbatohet për dy javë.

Qendrat tregtare do të jenë të mbyllura.