Rama uron Vitin e Ri, premton se do punojë akoma më shumë

exit.al 30 Dhjetor 2020, 19:38

Kryeminsitri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri në një mesazh video në 'Facebook'.

Në hyrje të mesazhit të urimit, Rama thotë se bën punën më të vështirë, punon shumë dhe zgjidh pafund probleme.

Pasi shfaq momentet e përlotjes nga humbjet e tërmetit të 26 Nëntorit, Rama thotë se shqiptarët e thjeshtë kanë punën më të vështirë në përballimin e pandmisë.

Kjo për kryeministrin është frymëzim për të punuar akoma më shumë çdo ditë për Shqipërinë.

Mesazhi i urimit shoqërohet me pamje njerëzish që punojnë kudo, në bujqësi, biznese dhe administrate.

Në fund, urimi për Vitin e Ri “siç na e do zemra e siç e meritojmë”.

Shpërndaje te miqtë