“Kam kritikuar sistemin, administrimin e pandemisë. Kam kritikuar përgjigjen mjekësore ndaj ndihmës, për njerëzit e prekur, për njerëzit që kishin nevojë. Këto i kam bërë në panoramën e asaj që quhet kërkesë për përmirësim.”
Mjeku tha se shëndetësia në Shqipëri ka pasur gjithnjë problem, por ‘por me nisjen e pandemisë, më e madhja e këtij shekulli, këto probleme u shtuan.’ “Nuk kam pretenduar që mjekët tanë të kishin kushte të njëjta me mjekët gjermanë, francezë apo grekë por duhet të ishim krah për krah me mjekët maqedonas, të Kosovës,” u shpreh ai. Allkja theksoi se në asnjë moment nuk ka bërë deklarata kundër sistemit shëndetësor, madje ai i ka nxitur qytetarët publikisht që t’i besojnë spitaleve dhe mjekëve:“Unë nuk kam asnjë rast konkret që të kem shkelur etikën e komunikimit. Kam ngritur zërin që qytetarët të kenë besim tek sistemi shëndetësor, të shkojnë në spital sepse kam hasur shumë pacientë që kanë firmosur për të mos u shtruar në spital.”
Ai paralajmëroi se do të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin për shkarkim nga puna. Mëngjesin e së mërkurës, 30 dhjetor, QSUT shkarkoi nga puna mjekun Allkja për shkelje të Kodit të Etikës. Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta. Që prej marsin 2020, mjeku Allkja ka denoncuar vazhdimisht mungesën e mjeteve mbrotjëse për mjekët në frontin e parë dhe kushtet jo të mira nëpër spitale. Shpërndaje te miqtë
