Rama uron ditën e çlirimit me një shprehje të Qemal Stafës

exit.al 29 Nëntor 2020, 08:44

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot , 29 nëntor, 76 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit, me citatin e Qemal Stafës.

Rama ka postuar në Facebook foton e Qemal Stafës me shprehjen “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

29 nëntori i 1944 shënon ditën e çlirimit të Shkodrës nga pushtuesit gjermanët. Kjo datë shënon edhe çlirimin e vendit nga pushtuesit.