Meta: Komisioni Dick Martin nuk i shërben as Shqipërisë as Kosovës

exit.al 28 Nëntor 2020, 14:17

Presidenti Ilir Meta komentoi komisionin parlamentar të ngritur për raportin e Dick Martin.

Pas homazheve në varrin e Ismail Qemalit, të shtunën, Meta tha për mediat se “komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”.

Komisioni u kërkua nga shumica socialiste pas arrestimti të ish-komandatëve të UÇK-së, në Hagë.