Rama udhëton në SHBA, takim me përfaqësuesit e kompanisë së vaksinave kundër Covid-19

exit.al 5 Dhjetor 2020, 13:29

Kryeministri Edi Rama do të takohet me përfaqësues të Pfizer/Biotech, kompanitë e prodhimit të vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama në një postim në Tëitter, ku shkruan:

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi.

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara.”

Qeveria ka planifikuar të blejë një milion e njëqind e dyzet mijë doza vaksine anti-Covid, me vlerë rreth 4 milionë euro. Shqipëria do të mundet të blejë vaksinën si pjesë e aleancës Gavi, një aleancë mes 80 shtetesh, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian, që janë bërë bashkë për të siguara qasje më të mirë në vaksinat anti-Covid. Vlera prej 4 milionë eurosh do të mbulohet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Shpërndaje te miqtë