Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit e akuzuar për trafik të bombave

exit.al 5 Dhjetor 2020, 12:51

Gjykata e Lezhës vendosi masën arrest me burg për 2 personat e akuzuar për   trafik të dy bombave me telekomandë drejt Malit të Zi.

Gjatë seancës së sotme mësohet se persona janë shprehur se nuk kishin dijeni për bombat në çanta.

Policia e Lezhës njoftoi të enjten se janë arrestuar E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Policia gjatë kontrollit konfiskoi “dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit”.

 

Shpërndaje te miqtë