Rama shfaqet në Kuvend triumfator për shembjen e teatrit

exit.al 28 Maj 2020, 11:05

Kryeministri Rama ju përgjigj me tone triumfuese akuzave të deputetes Hajdari për shembjen e Teatrit Kombëtar, ditën e enjte në Kuvend.

Ai lexoi deklaratat e një grupi artistësh, kryesisht drejtues të institucioneve shtetërore dhe aktorësh të cilët disa ditë para shembjes së teatrit nisën një peticion ku kërkonin shembjen e godinës dhe ndërtimin e teatrit të ri.

“Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndiejë parfum dhe jo PD. Këtë e them unë. Kur shkoj atje atje ndjehet era myk dhe lagështirë. Më falni...”, e mbylli fjalën e tij në Kuvend kryeministri.

Deputetja Hajdari e akuzoi kryeministrin Rama se truallin e teatrit e ka pasur obsesion. “E shembët sepse ju duhet për të ndërtuar kulla. Thoni me imagjinatën tuaj sikur po bëni një Tiranë me kulla të bukura”.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në mënyrë te paligjshme nga qeveria Rama. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga qytetarët shqiptarë , nga institucionet ndërkombëtare dhe nga media kryesore të botës.