Rama tregon punimet në Vaun e Dejës: Dyfishuam sipërfaqen e tokave bujqësore

exit.al 23 Nëntor 2020, 08:59

Kryeministri Edi Rama publikoi të hënën në mëngjes, një video  me punimet për sistemin ujitës në Vaun e Dejës.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky kanal do të ujisë rreth 450 hektarë tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone.

Rama kujton dhe se nga viti 2013 deri në vitin 2020, sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar në gjithë vendin: nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020.

Kryeministri e quajti këtë ‘një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi’.

Shpërndaje te miqtë