Ministri Ahmetaj inspekton shkollën 9 vjeçare në Ahmetaq të Vorës

exit.al 22 Nëntor 2020, 18:18

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektoi punimet në shkollën 9 vjeçare në Ahmetaq në Vorë. Ai tha se kjo shkollë do të rihapet në 26 nëntor për të pritur 200 nxënës dhe do të ketë  9 klasa, 3 laboratore, biblioteke, palester e ambiente sportive.

“Shkolla 9-vjeçare në Ahmetaq, e cila do të rihapë dyert për nxënësit e mësuesit në 26 nëntor, është e rindërtuar me kushte e standardet më të mira, me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne për 200 nxënës”

Ahmetaj njoftoi se 1 mijë familje do të futen në shtëpi të reja përpara vitit të ri.

“1 mijë familje do të mund të futen në banesat e tyre të reja të rindërtuara brenda datës 31 dhjetor të këtij viti, ndërkohë po vijon puna në të gjitha programet”

  Shpërndaje te miqtë