Rama tregon përse vendosi të ndërtojë përseri godinën e Teatrit Kombëtar

exit.al 21 Maj 2020, 23:02

“Ajo që ka bërë më shumë efekt tek shumë njërëz jashtë kufijve me të cilët kam folur, është që shembja është shoqëruar me atë vizatimin idilik të arkitektit italian.” – tha Rama në emisionin Real Story.

Kryeministri njoftoi se po përgatitet një ofertë për ndërtimin e projektit fillestar, i cili nuk u realizua kurrë deri në fund kur u ndërtua Teatri Kombëtar në 1938-39-ën.

Sikurse, deklaroi më herët në Parlament, godina e ndërtuar sipas projektit të arkitektit Giulio Berté, do të ndërtohet diku tjetër dhe do të jetë në funksion të fëmijëve, jo më teatër.