“Besoj çdo ditë e më shumë që çdo krizë është një mundësi e madhe. Nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, atëherë kjo ishte një e keqe shumë e madhe në radhë të parë për ato familje që humbën të afërmit e tyre.
Por e mira në këtë të keqe është që së bashku ne po ngrihemi më lart se sa ishim përpara se të ndodhte kjo tragjedi. Tirana dhe Durrësi pas rindërtimit do të jenë vende më të mira se para tragjedisë.
Ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që në këtë rrënoja të shumë dekadave të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës.”
Rama tha se të gjitha familjet që do të përfitojnë shtëpi në pallatet e reja do të kenë në pronësi një shtëpi me vlerë më të madhe se sa ajo që kanë pasur para 26 nëntorit. Shpërndaje te miqtë
