Rama: Teatri Kombëtar do të shembet, një pakicë nuk na imponohet dot

exit.al 12 Maj 2020, 16:27

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Teatri Kombëtar do të shembet, duke theksuar se mezi po pret ndërtimin e godinës së re.

Në një bashkëbisedim më gazetarët ai u shpreh:

“Jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, në ato vite që ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim .”

Rama shtoi se nuk mundet që një pakicë të imponojë vullnetin e shumicës.

“Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli”

Më 8 maj, qeveria kaloi truallin e Teatrit Kombëtar, në pronësi të Bashkisë Tiranë. Ky vendim u kritikua nga qytetarët dhe opozita.