Rama sulmon sërish BE-në: Jam më francez se francezët, nuk hesht

exit.al 19 Janar 2021, 13:23

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian ‘për lënien jashtë loje’ të Ballkanit Perëndimor në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se nuk hedh poshtë ndihmën e BE-së në shumë fusha të tjera. Por ai theksoi se nuk mund të heshttë para kësaj padrejtësie:

“Ambasada s’ka pse mërzitet. BE të vendoste vaksina për Shqipërinë, asgjë nuk i kushtonte. U lamë thjesht loje.

 Duhet të themi faleminderit që na latë jashtë apo të mos flasim fare?!”

Rama theksoi se nuk do të rrijë gojëmbyllur për këtë çështje:

“Ne nuk do rrimë me gojën mbyllur për fakte të qarta. S’jam kryeministër i një vendi të BE-së, por jam europian. Jam më francez se vetë francezët.”

Rama komentoi dhe letrën e ambasadës franceze, e cila hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit se Franca mban vaksina stok, por nuk ia jep ato vendeve si Shqipëria:

“Pse duhej të mërzitej ambasada? Unë thashë vetëm një fakt, nuk u kushtonte asgjë që të vendosnin një shumë vaksinash për mjekët e rajonit.”

Po ashtu, Rama sulmoi dhe opozitën, e cila kritikoi deklaratat e Ramës kundër BE-së:

“Turp për ata që mbrojnë BE-në nga unë. Opozita tregon karakterin e dobët. Kur opozita ka qenë në pushtet, ka folur me zë të ulët përpara çdokujt që flet me gjuhë të huaj.”

Shpërndaje te miqtë