Rama: Shqipëria pa emigracion një e vdekur klinike

exit.al 8 Mars 2021, 10:30

Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik", u shpreh Kryeministri Rama në prezantimim e programit të emigracionit.

Rama u shpreh se emigracionin shqiptar nuk e ndal dot asnjë qeveri.

Ai vlerësoi reformat e kryera nga partia e tij, duke u shprehur se:

"Imagjinoni sa kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shfrytëzuar ujin, rrumpallizuar arsimin, tribalizuar administratën shtetërore dhe kështu me radhë".

Si dhe sulmoi propagandën politike me shifrat e emigracionit dukenironizuar opozitën:

"Po iku kjo qeveri do të vijnë të gjithë këtu, të flinin bashkë me Lulin dhe të numëronin paratë me Monikën është sëkëlldi".

Sipas tij, emigracioni është një dukuri që u ndalua në vend vetëm gjatë diktaturës.

"Gjatë luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hynë pa frikë në popullin më të emigrueshëm të Botës", u shpreh Rama duke treguar se shqiptarët kanë ikur dhe do të ikin.

Dhe duke treguar shifrat e emigrimit Rama u shpreh se emigrimi më i madh ka qënë në vitet 2008-2009, krahasuar me periudhën 2014-2019.

Rama u akuza vazhdimisht nga opozita si shkaku kryesor për emigrimin masiv të të rinjve, infermierëve dhe mjekëve nga vendi.

Shpërndaje te miqtë