Arrestohet një person për shpërndarje droge

exit.al 8 Mars 2021, 10:05

Policia në Tiranë arrestoi të hënën një person, i cili shpërndante drogë.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është Ardit Pengu, 30 vjeç.

Ai u arrestua në rrugën ‘5 Maji’ ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën tableta të llojit ekstazi.

Gjithashtu në kontrollit të banesës iu gjetën 100 tableta ekstazi.

Shpërndaje te miqtë