Partia e Topallit dërgon listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

exit.al 8 Mars 2021, 09:42

Partia Lëvizja për Ndryshim ka dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet.

Lajmi u bë i ditur nga disa media.

Lëvizja për Ndryshim e ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli ka prezantuar më herët disa prej kandidatëve në Tiranë, Dibër, Lezhë Berat.

Sot është afati i fundit për të dorëzuar listat me kandidatë për deputetë pranë KQZ-së.

Shpërndaje te miqtë