"Marrëveshja zgjedhore jo kusht për në BE, Reforma Zgjedhore është kushti kyç.
BE nuk i ka vënë kushte Shqipërisë që të bëjë marrëveshje jashtë parlamentit, as të marrë pëlqimin e Lulzim Bashës për nismat që ndërmerr parlamenti.
Bundestagu më parë dhe KE më pas i kanë kërkuar Shqipërisë 'miratimin e një reforme elektroale me rekomandimiet e OSBE/ODIHR.'"
Rama këmbënguli se ka qënë vetë opozita jashtë parlamentit ajo që nuk ka pranuar të gjitha rekomandimet e OSBE-së, veçanërisht atë për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe se shumica socialiste ka pranuar kërkesën e PD-së:“Ne shpërfillëm rekomandimin bazë të OSBE-së që është depolitizmi i administratës zgjedhore. Ky është lëshimi i madh që bëri PS, me pahirin e nevojës për ta përshfirë opozitën në këtë proces.”
Shpërndaje te miqtë
