“Reagimi i Wadephulit ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i çbalancuar në planin politik.
Ai është mik i ngushtë i Bashës dhe mik i mirë i imi.
Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nënçmon shumë parlamentin e Shqipërisë duke e bërë si një noter që ska të drejtë fjale.
Por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht parlamenti të shkoj përtej saj."
Rama tha se Wadephuli ka folur 'me të dëgjuar dhe jo me fakte', sepse ndryshimet që duan të bëjnë shumica socialiste dhe opozita në parlament nuk ndalon koalicionet:"Në planin etik, deklarimi ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte. Ai e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është e pavërtetë.
Koalicionet nuk mund të ndalohen. Ato thejsht do të jenë si në Europë, ku partitë kanë të drejtë të bashkohen dhe të propozojnë një listë.
Si mund të ndalohet një gjë e tillë?!”
Shpërndaje te miqtë
