Rama quan mbështetësit e PD në fushatë "qorra dhe shurdhë me mendjen tapë"

exit.al 1 Prill 2021, 16:55

Kryeministri Rama ka quajtur mbështetësit e Partisë Demokratike, “qorra dhe shurdhë” gjatë një takimi me kandidatë të PS në Kavajë.

Rama foli për fushatën e Partisë Demokratike duke thënë që ajo po zhvillohet në mënyrë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Kryeministri komentoi pritjen që iu bë Lulzim Bashës në Kavajë disa javë më parë ku morën pjesë një numër i madh mbështetësish të PD-së.

Rama tha se gjatë këtyre mbledhjeve përhapet virusi dhe ndonëse fajësoi krerët e opozitës tha për mbështetësit:

"Ata janë qorra dhe shurdhër që sytë i kanë në ballë, veshët i kanë në vend, sy e veshë top dhe mendja tapë gjithë ditën"