Bashkia Ura Vajgurore do të quhet Bashkia Dimal, Meta dekreton ligjin për ndryshimin e emrit

exit.al 1 Prill 2021, 16:33

Bashkia Ura Vajgurore do të quhet Bashkia Dimal.

Presidenti Meta ka dekretuar sot ndryshimin e emrit të bashkisë pas propozimit të disa qytetarëve të zonës dhe institucioneve vendore.

Meta thekson se ndryshimi i emërtimit, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Emrin që kishte Ura Vajgurore ishte vendosur në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur.

Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.

[caption id="attachment_136185" align="alignnone" width="640"]dekreti x dekreti x[/caption]